Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin për 20 ditë të deputetit Agron Shehaj nga punimet e Kuvendit.
Sipas socialistëve, në seancën plenare të së hënës Shehaj bllokoi foltoren e Parlamentit dhe nuk e liroi atë edhe pas tërheqjes së vëmendjes, duke penguar vijimin normal të seancës.
Për këtë çështje pritet të mblidhet sot në orën 12:00 Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën, i cili do të shqyrtojë kërkesën dhe do të vendosë nëse deputeti do të përjashtohet ose jo për 20 ditë nga aktiviteti parlamentar.
