“Gratë e PS, si dashnoret e Gadafit”/ Kreu i PD-së, Berisha i rikthehet ‘fjalorit të lirshëm’ ndaj femrave socialiste

Data

Kreu i PD-së Berisha ka konsumuar kafen me gratë, në mes të Albana Vokshit, kryetare e Forumit të Grave dhe Adriana Kalasë, e dërguara e tij e posaçme në protestat e Erion Veliajt. Gratë e tij iu ankuan për fjalorin e Ramës, por në këtë Berisha ndan të njëjtin mendim me rivalin e tij. Edhe gratë demokrate janë dyfish më të afta se burrat e tyre.

“Jeni më eficcente se burrat, jo njësoj, jo njësoj, jeni më efiçente”. Por, në fund doktori ju dorëzua vesit të vjetër. Ndryshe nga Rama, Sali Berisha shquhet për fjalorin e lirshëm, kur vjen puna për të sulmuar gratë socialiste. A e shihni ju, zonjat e partisë tjetër. Unë duhet të kem respekte për to, për nga natyra, duhet të kemi respekt. Por kur dëgjoj që, këndojnë këngën e Ramës, as pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, kjo nuk ndodhte me pasardhësin, ajo e fillonte e mbaronte fjalimin, kushtuar Enverit. Por për to, ekziston vetëm Rama”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related