Katari: Sulmet iraniane s’do mbeten pa përgjigje

Data

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, deklaroi se Doha nuk ishte informuar nga Irani për sulmet me raketa dhe se këto veprime përbëjnë shkelje të sovranitetit të vendit.

“Vendi ynë nuk u njoftua për sulmet e afërta me raketa. Këto sulme nuk do të mbeten pa përgjigje,” u shpreh ai në konferencë për shtyp, duke theksuar se Katari rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Sipas tij, avionë luftarakë iranianë kishin shkelur hapësirën ajrore të Katarit përpara se të bëheshin objektiv. Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e ekuipazhit.

Raportohet se gjatë sulmeve u përdorën dhjetëra raketa dhe dronë, ndërsa u dëmtua një sistem radari në bazën ajrore Al Udeid, instalimi më i madh ushtarak amerikan në rajon. Tetë persona thuhet se mbetën të plagosur.

Ndërkohë, Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, duke bërë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të një përshkallëzimi të rrezikshëm në Lindjen e Mesme.

Autoritetet e Dohas e kanë cilësuar operacionin iranian si “shkelje flagrante të sovranitetit kombëtar”, duke paralajmëruar se reagimi do të jetë proporcional me kërcënimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related