Sulm me dron ndaj hotelit Fairmont The Palm, turistët rrëfejnë momentet e panikut

Data

Një sulm me dron ka goditur hotelin luksoz Fairmont The Palm në zonën Palm Jumeirah, duke shkaktuar panik mes turistëve dhe dëme në fasadën e ndërtesës.

Sipas dëshmitarëve, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua rreth orës 18:30 të së shtunës, ndërsa vizitorët ndodheshin në ambientet e hotelit. Autoritetet mbyllën menjëherë zonën, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë për pastrimin e xhamave të thyer dhe sigurimin e perimetrit.

Derek Thompson, turist nga Skocia, tha se ndodhej duke darkuar me familjen kur ndodhi shpërthimi. “Ishte një shpërthim i çmendur dhe vrapuam për t’u strehuar. Mendonim se do të kishte një tjetër,” u shpreh ai, duke shtuar se u larguan drejt plazhit nga frika e shembjes së ndërtesave.

Me hapësirën ajrore të mbyllur, largimi nga vendi u bë i pamundur për shumë turistë. Një tjetër vizitore, Melissa Nicol nga Spanja, tha se ishte nisur për në aeroport, por u detyrua të kthehej pas njoftimit për mbylljen e fluturimeve. Ajo dhe mysafirë të tjerë u evakuuan në bodrum për arsye sigurie, ku kaluan natën.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për sulmin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related