“Shqipëria në regres demokratik”/ Berisha publikon deklaratën e Sekretares së Përgjithshme të PPE

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale deklaratën e Sekretares së Përgjithshme të Partisë Popullore Europiane (PPE), Dolors Montserrat, pas përfundimit të Misionit Faktmbledhës të PPE në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Berisha e cilësoi mesazhin si të rëndësishëm për situatën politike në vend, duke ftuar ndjekësit të njihen me konkluzionet e misionit.

Në deklaratën e saj, Montserrat thekson se Shqipëria dhe Mali i Zi përballen me sfida serioze në rrugën drejt integrimit europian, duke theksuar se mbështetja e PPE-së është e qartë, “por jo me çdo kusht”.

Sipas saj, Shqipëria po përjeton regres demokratik, me shqetësime që lidhen me rritjen e krimit të organizuar, fenomenet e kapjes së shtetit, mungesën e pavarësisë së gjyqësorit, dobësimin e shtetit të së drejtës dhe problemet me lirinë e medias.

Deklarata ka nxitur reagime në skenën politike, ndërsa debati për standardet demokratike dhe procesin e integrimit europian mbetet në qendër të diskutimit publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related