Anulohen aktivitetet artistike/ Dëme të shumta në ish-vilën e Enver Hoxhës pas hedhjes së molotovëve

Data

Mure të nxira nga tymi, xhama të thyer, mobilje të dëmtuara dhe gjurmë hiri në tokë janë pamjet që ofron ish-vila e Enver Hoxhës, një ditë pas protestës së 28 shkurtit, gjatë së cilës u hodhën shishe me benzinë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës.

Objekti, i kthyer në një qendër kulturore me emrin ArtExplora, ka pezulluar aktivitetet artistike pas ngjarjes. Sipas raportimeve, në momentin e sulmit brenda ndodheshin disa artistë, shumica të huaj.

Ngjarja ka nxitur reagime të forta politike. Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se protestuesit ishin nxitur nga informacioni se brenda vilës ndodhej kryeministri Edi Rama.

Nga ana tjetër, ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, e cilësoi sulmin si një akt të papranueshëm ndaj një qendre ndërkombëtare arti, duke theksuar se brenda ndodheshin 12 artistë, disa prej tyre të ardhur nga zona konflikti.

Ndërsa opozita e konsideron protestën si akt qëndrese, qeveria e ka cilësuar ngjarjen si agresion dhe dëmtim të imazhit të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related