Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot “Vila 31”, godina që u sulmua një ditë më parë me bomba molotov dhe fishekzjarre gjatë përmbylljes së protestës së Partisë Demokratike.
Sipas raportimeve, në momentin e sulmit brenda godinës ndodheshin 7 artistë të huaj dhe 3 anëtarë të stafit, të cilëve iu rrezikua seriozisht jeta. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe dëme materiale.
Rama ka shkuar për të parë nga afër situatën dhe dëmet e shkaktuara, si edhe për të biseduar me artistët, të cilët pritet të zhvillojnë një aktivitet që do të ndiqet nga kryeministri.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në sulm.
