“Si ranë të gjitha parimet?”/ Këlliçi: Rama i nënshtruar ndaj Ballukut, vendi në krizë nga korrupsioni

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbrojtje të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke ngritur akuza për ndërvarësi politike dhe standard të dyfishtë.

Në reagimin e tij, Këlliçi shprehet se Rama po mbron Ballukun, pavarësisht se ndaj saj, sipas opozitës, rëndojnë akuza të rënda për abuzime me tendera, duke përmendur shifrën 1.1 miliardë euro në 11 procedura.

“Si ka mundësi që ranë të gjitha parimet për përgjegjësi personale dhe mosavokati kur ka probleme me drejtësinë?”, shprehet ai, duke akuzuar kryeministrin për qëndrim të ndryshëm krahasuar me raste të tjera të ish-zyrtarëve të hetuar.

Sipas Këlliçit, qëndrimi i Ramës nuk është çështje sentimentale, por pasojë e një lidhjeje të fortë politike dhe interesash të përbashkëta. Ai shton se kriza politike dhe institucionale në vend po thellohet dhe se, sipas tij, largimi i kryeministrit është e vetmja rrugë për të dalë nga situata aktuale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related