Gazment Bardhi thirrje qytetarëve: Sot protestë kundër korrupsionit

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e sotme para Kryeministrisë në orën 18:00.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai thekson se është momenti për t’u bashkuar kundër korrupsionit dhe për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë dhe për të rritur mirëqenien e qytetarëve.

Sipas Bardhit, beteja kundër korrupsionit rrezikon pushtetin e qeverisë aktuale, por përbën domosdoshmëri për të ardhmen e vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related