Kur do e kalojne hetuesit dhe policia shqiptare keta tela per te arrestuar Kryeministrin”Hetuesit dhe policia kaluan telat me gjemba, detaje nga arrestimi i presidentit të Koresë së Jugut! Në operacion, mbi 1000 oficerë

Data

Autoritetet njoftuan arrestimin e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, rreth një muaj e gjysmë pasi ai e zhyti vendin në kaos politik duke shpallur ligjin e përkohshëm ushtarak më 3 dhjetor.

Ekipi që e hetonte atë “ekzekutoi një urdhër arresti për presidentin Yoon Suk Yeol sot në orën 10:33 me orën lokale”, njoftuan autoritetet.

Yun, është kreu i parë i shtetit të Koresë së Jugut që arrestohet në historinë e vendit.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, hetuesit dhe policia kanë prerë telat me gjemba për të shkuar pikërisht në rezidencën ku ndodhej presidenti.

Më shumë se 1000 oficerë ishin pjesë e operacionit të së mërkurës.

Vetë Yun tha se vendosi të dorëzohej për të shmangur gjakderdhjen edhe pse e konsideron procesin të paligjshëm.

Yoon, i cili përballet me akuza për kryengritje pas përpjekjes së tij jetëshkurtër për të shpallur gjendje ushtarake muajin e kaluar, tha se do të bashkëpunonte me hetuesit për të shmangur “derdhjen e gjakut”.

Si një ish-prokuror që udhëhoqi Partinë Konservatore të Fuqisë Popullore (PPP) drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2022, Yoon mund të përballet me dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për kryengritje.

Ai kishte tentuar ta shmangte arrestimin për javë të tëra duke qëndruar në rezidencën e tij, i mbrojtur nga anëtarët e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale (PSS) që i kishin qëndruar besnikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related