Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, deklaroi se ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të CDU në Gjermani dhe paralajmëroi se përfaqësues gjermanë do të vizitojnë Tiranën në vijim.
Sipas tij, ata pritet të komunikojnë qëndrime dhe vendime më të ashpra lidhur me situatën në Shqipëri, veçanërisht për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe respektimin e shtetit të së drejtës.
Alizoti theksoi se Gjermania kërkon aleatë të konsoliduar dhe nuk pranon cenimin e drejtësisë, ndërsa shtoi se shqetësimet lidhen edhe me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
