Kryeministri britanik takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet të diskutohet

Data

Kryeministri britanik Keir Starmer do të takohet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë sot për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe lidhjet tregtare dypalëshe.
Presidenti amerikan ka kërcënuar me vendosjen e tarifave ndaj Evropës, dhe ka kërkuar që kontinenti të mbështetet më pak tek Uashingtoni për sigurinë e tij.

Starmer është lideri i dytë evropian që takohet me Trump këtë javë pasi presidenti francez Emmanuel Macron erdhi në Shtëpinë e Bardhë të hënën për një takim miqësor që shfaqi dallime të forta rreth luftës së Rusisë me Ukrainën dhe shtytjes së SHBA për një armëpushim të shpejtë

Trump i cili erdhi në detyrë më 20 janar, ka tronditur Evropën një aleat tradicional i SHBA-së duke u afruar më shumë me Moskën dhe presidentin rus Vladimir Putin, duke e quajtur presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy një diktator dhe duke kërkuar shpagim për mbështetjen financiare të SHBA-së për Kievin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related