Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin zonat ku do të zhvillohet protesta e opozitës më 28 shkurt në orën 18:00, pranë Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas njoftimit, pritet prani e shtuar e policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje qarkullimi, ndërsa protesta mund të përshkallëzojë në dhunë. Personeli i ambasadës është këshilluar të mos marrë pjesë dhe të qëndrojë larg zonave të tubimit.
Ambasada apelon për vigjilencë dhe ndjekje të udhëzimeve të autoriteteve lokale për sigurinë personale.
