Ministri i Jashtëm britanik në Prishtinë: Mbështesim fuqishëm sovranitetin e Kosovës

Data

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron ka mbërritur në Kosovë ku po zhvillon vizita zyrtare me krerët politikë të vendit.

 

Ai doli në një konferencë për mediat duke treguar se arsyeja e vizitës së tij është të tregojë se mbështet Kosovën dhe sovranitetin e saj.

Cameron ka takuar deri më tani kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

 

Në konferencën e përbashkët me ministren Gërvalla, Cameron u shpreh se ndodhet në Prishtinë për të shprehur mbështetjen, ndihmën dhe promovimin nga Britania e Madhe për shtetin e Kosovës.

 

“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related