Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka sulmuar ashpër ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke i cilësuar ato si një “makiazh” mbi një qeveri të rrënuar nga korrupsioni.
Sipas tij, riformatimi i qeverisë nuk përbën reformë apo reflektim, por një përpjekje për të mbuluar krizën politike dhe ekonomike në vend. Blushi akuzoi kryeministrin se ka zëvendësuar emrat, por jo mënyrën e qeverisjes, duke pretenduar se ministrat e rinj janë njerëz të lidhur me të njëjtat struktura dhe interesa.
Ai theksoi se ndryshimet synojnë të mbajnë në këmbë qeverinë dhe të vijojnë, sipas tij, aferat korruptive. Blushi bëri thirrje për protestën e 28 shkurtit në Tiranë, duke e cilësuar atë si një reagim qytetar kundër korrupsionit dhe për largimin e qeverisë.
