KPA shkarkon prokurorin Gjergji Tako

Data

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, me arsyetimin se ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Sipas vendimit të shpallur këtë të premte, trupi gjykues konstatoi probleme në kriterin profesional dhe etik, si dhe sjellje të vazhdueshme që tregonin mungesë angazhimi dhe përgjegjshmërie në ushtrimin e detyrës. U vlerësua se këto probleme nuk mund të korrigjoheshin përmes trajnimeve në Shkollën e Magjistraturës.

KPA evidentoi gjithashtu përdorimin e tre automjeteve pa zhdoganim, pa regjistrim dhe pa leje qarkullimi, si dhe tentativa për të ndryshuar faktet gjatë hetimit administrativ.

Vendimi, i marrë me shumicë votash, është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related