Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ngriti publikisht dyshime mbi pasuritë e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar që Prokuroria e Posaçme të verifikojë çdo pretendim.
I ftuar në një studio televizive, Bardhi deklaroi se më herët Balluku e kishte paditur për shpifje, por sipas tij, në gjykatë është provuar e kundërta e pretendimeve të saj.
Ai ngriti pyetje konkrete lidhur me dy prona të mundshme në zonën e Drimadhes, duke pyetur nëse Balluku disponon dy vila pushimi dhe nëse këto pasuri janë objekt hetimi nga SPAK.
Sipas Bardhit, organi i akuzës ka referuar disa fakte penale në dosje, ndërsa ai pretendoi se hetimet mund të zgjerojnë më tej çështjen. Çështja mbetet në verifikim nga institucionet përkatëse.
