Blushi: Rama merret me Ballukun, ndërsa juglindja mbetet e izoluar

Data

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi për situatën e krijuar pas shembjes së rrugës Librazhd–Prrenjas, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po merret me mbrojtjen e Belinda Ballukut dhe jo me problemet e qytetarëve.

Sipas Blushit, një e treta e vendit vijon të jetë e bllokuar prej disa ditësh, ndërsa ambulancat dhe qytetarët përballen me devijime të gjata e të rrezikshme. Ai ironizoi daljet publike të Ramës, duke thënë se pas “xhiros me helikopter”, sot ka zgjedhur “të fluturojë me presh”.

Blushi theksoi se prioritet duhet të jetë zhbllokimi i situatës dhe rikthimi i normalitetit për banorët e juglindjes, ndërsa e cilësoi qasjen e qeverisë si shmangie nga përgjegjësia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related