Rruga e shembur rrit rrezikun për pacientët, ambulancat bëjnë 5 orë drejt Tiranës

Data

Shembja e aksit Librazhd–Prrenjas ka krijuar vështirësi serioze për transportin e pacientëve nga juglindja drejt Tiranës. Nga Spitali Rajonal i Korçës nisen minimalisht dy ambulanca në ditë me pacientë në gjendje të rëndë, që kanë nevojë për ndërhyrje të specializuara si koronografi, bypass, trajtim djegiesh apo frakturash të rënda.

Me bllokimin e rrugës, autoambulancat detyrohen të ndjekin devijimin Maliq–Gramsh, duke e zgjatur kohën e udhëtimit nga rreth 2 orë e gjysmë në afro 5 orë. Aksi alternativ është me kthesa dhe tatëpjeta, duke e bërë transportin edhe më të vështirë për pacientët kritikë.

Burime nga spitali theksojnë se transporti me helikopter mund të realizohet vetëm gjatë ditës, pasi mungojnë kushtet teknike për ulje natën.

Ndërkohë, probleme janë raportuar edhe në zonën e Prrenjasit, ku sipas deklarimeve publike, disa pacientë që kryejnë dializë kanë mbetur të bllokuar për shkak të situatës në rrugë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related