Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u miratua edhe ngritja e dy Komsioneve Hetimore. Në bazë të marrëveshjes së arritur nga opozita dhe mazhoranca, u dakortësua për të ngritur Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.
Mbledhja u mbajt sot në orën 16:00, ku u finalizua edhe marrëveshja mes opozitës dhe mazhorancës. Në dy komisionet e dakorësuara do të ketë nga 15 anëtarë, 7 nga opozita dhe 8 nga mazhoranca. Komisioni Hetimor do të zhvillojë veprimtarinë e tij në afat kohor prej 4 muajsh, nga data e miratimit të vendimit. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të Komisionit, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.
