Kryeministri Edi Rama ka ironizuar gazetarin Blendi Fevziu gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, duke komentuar emisionet e tij mbi korrupsionin.
Rama u shpreh se në programet televizive ku trajtohet kjo temë, fjala “korrupsion” përmendet vazhdimisht, duke e krahasuar me një “bombardim të retinës së shqiptarëve”.
“Është edhe tenxherja e emisionit të Fevziut. Mund të jenë bërë mbi 1 mijë emisione ku fjala korrupsion përmendet një mijë herë. Çfarë bombardimi i retinës së shqiptarëve!”, tha Rama.
Kryeministri sugjeroi se diskursi publik është mbingarkuar me këtë temë, duke ndikuar në perceptimin e qytetarëve për situatën në vend.
