Digjet gjatë natës “Range Rover” në Pogradec, dyshime për zjarrvënie

Data

Një automjet tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Pogradec, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen nr. 1, ku mjeti ka qenë i parkuar në momentin e rënies së zjarrit. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit E. M.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se po hetohet edhe pista e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbardhur rrethanat.

Policia njofton se po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related