SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, i akuzuar për marrje ryshfeti

Data

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka, i akuzuar se ka marrë 2 mijë euro për të mos arrestuar një grua që kishte shkaktuar një aksident me disa të plagosur.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK kërkoi që dënimi të ulet në 2 vite e 8 muaj dhe të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Të njëjtin dënim prokuroria kërkoi edhe për ish-shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novak.

Për Bledi Belbën u kërkua 1.6 vite burg, me pezullim dhe shërbim prove, ndërsa për oficerin e OPGJ Edison Tabaku u kërkuan 5 vite burg, me ulje të një të tretës së dënimit.

Sipas hetimeve, zyrtarët dyshohet se kanë marrë para nga Ergest Vrioni për të mos referuar në prokurori aksidentin e shkaktuar nga bashkëshortja e tij, Anisa Vrioni, dhe për të shmangur arrestimin e saj. SPAK kërkoi gjithashtu konfiskimin e shumës së dhënë si ryshfet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related