“Politikani hajdut fshihet pas kartonëve”, Hoxha: Rasti Balluku test për drejtësinë

Data

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, deklaroi se çështja ndaj Belinda Ballukut përbën një provë të rëndësishme për funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Sipas tij, qytetarët janë të shqetësuar për atë që ai e cilëson si përpjekje për të penguar drejtësinë në hetimin e zyrtarëve të lartë. “Nuk të pranon Bashkimi Evropian kur e bën korrupsionin aleat dhe kur kërcënon SPAK-un apo minon punën e drejtësisë,” u shpreh Hoxha.

Ai kritikoi kulturën politike ku, sipas tij, “politikani hajdut fshihet pas kartonëve”, duke theksuar se kjo qasje duhet të marrë fund. Hoxha paralajmëroi se veprimet e mazhorancës mund të çojnë në izolim ndërkombëtar të Shqipërisë.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama është i izoluar në arenën ndërkombëtare, duke përmendur mungesën e pjesëmarrjes në forume të rëndësishme dhe takime zyrtare në SHBA, ndërsa theksoi se administrata amerikane mbështet drejtësinë e pavarur në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related