Vrasja për parkimin në Kavajë, gjykata lë në burg autorin e dyshuar

Data

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Roland Puja Deraj, i dyshuar si autor i vrasjes së 48-vjeçarit Skerdilajd Isufi në Kavajë.

Ngjarja ndodhi të shtunën, pas një konflikti për një vend parkimi. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte parkuar automjetin pranë banesës së autorit të dyshuar, çka ka sjellë një debat verbal mes tyre.

Gjatë përplasjes, Deraj dyshohet se ka përdorur një mjet prerës, duke e goditur viktimën në zonën e kraharorit. 48-vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related