Në një kontekst politik të tensionuar, ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka përdorur strategji të forta për të “eliminuar” politikisht deputetin Ervin Salianjin, duke shfrytëzuar lidhjet e tij brenda sistemit gjyqësor. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë alarmante për liderët e tjerë politikë, si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët frikësohen se mund të jenë të radhës për arrestim. Ish-deputeti Halit Valteri, një figurë me njohuri të thella mbi këtë dinamikë, ka filluar të zbulojë të pathënat që lidhen me këtë lojë komplekse pushteti. Ndërsa tensionet rriten, pyetjet mbi integritetin e institucioneve dhe të drejtësisë bëhen gjithnjë e më të dukshme. Kjo situatë ngjall interesin e opinionit publik, që kërkon të kuptojë se si do të evoluojnë këto ngjarje dhe cilat do të jenë pasojat për aktorët e përfshirë. Por më shumë detaje, po pasqyrojmë intervistën e plotë të zotit Valteri për “Top Channel”.
-Zoti Valteri o të doja një koment tuajin në lidhje me dënimin e deputetit Ervin Salianji, tashmë ka humbur edhe mandatin e është një vendim i formës së prerë, një çështje që zgjat prej vitesh?
Sëpari dua të shpreh keqardhje për këtë minim të drejtësisë së re që trupa gjykuese ka marrë këtë vendim pasi ka marrë një risk shumë të madh për të dënuar dikë pa ligj. Ervin Salianji mund të dënohet për çdo gjë në këtë botë, përveçse për kallëzim të rremë. Mund të dënohet për shpifje apo çdolloj akuze por jo për kallëzim të rremë pasi nuk ka bërë asnjë kallëzim. Kushtetuta dhe ligji e thotë qartë se kallëzimi penal bëhet ose pranë prokurorit ose pranë një OPGJ-je në o Prokurori o në Policinë e Shtetit.
-Kallëzim publik parashikon Kodi Penal?
Shpifjen. Pasi nuk kanë nisur hetimet as kryesisht dhe as nga kallëzimi i tij për çështjen e Geron Xhafës. Salianji sot është viktimë e politikës, e Lulzim Bashës, e suksesit të tij në PD. Është një djalë energjik dhe ka ecur në PD. Nuk ka ecur se është djali i finalit por ka ecur vetë pasi ka ardhur nga rrethinat e Korçës drejtë e në Tiranë, për të arritur deri në strukturat drejtuese si deputet, drejtues politik. Unë mendoj që ky dënimi a i ka shërbyer Xhafajt siç aludohet apo Berishës, Bardhit e kompanisë, kjo duhet parë.
-Pse mendoni se mund t’i ketë shërbyer Berishës dënimi i Salianjit?
Sepse Sali Berisha, e ka treguar me kohë që kundërshtarët e tij brenda llojit i ka eliminuar në një mënyrë apo në një tjetër. Një djalë i ri, energjik, i vetmi fitues në zonën e tij ku ka qenë i deleguar. Mund të ishte lehtësisht një nga figurat potenciale për të drejtuar PD pas dështimit të 2025 të Berishës. Kë do të kishte rival, Gazin? Të dy me një hulli kanë qenë, pjesë e Lulzim Bashës ku kanë patur konfliktin e demokratëve por nuk e gëzon Gazi me spurdhjakët e tij pushtetin e PD. E shoh më shumë si një gjueti shtrigash brenda llojit.
-Këtë e lidhni me faktin e trupës gjykuese?
Ka teori konspirative se një nga gjykatësi e trupës gjykuese është një njeri shumë i afërt i zotit Berisha, kështu që mbetet për t’u shtjelluar ditët në vijim. Ideja është që është një ditë e zezë për drejtësinë, si një drejtësi e re që ne kemi dashur dhe e duam, e besojmë. Gabime ka por nuk mund të bësh gabime të tilla sepse në këtë standard që ka bërë ai gjyqtari me vendimin pasi do të merret si një standard i ri që do të merret parasysh si një standard i ri që vendoset në sistemin e drejtësisë. Gjyqtari a do të arrij të mbaj këtë standard ku të dënojë pa ligj. Salianji mund të jetë shpifësi më i madh në këtë vend por si mund ta dënosh nëse nuk ka bërë kallëzim, ndaj them që standardi që ka vënës zotëria është shumë i frikshëm. Sot zoti Salianji është viktimë e politikës nga të dyja krahët.
