Kush paguan qiratë e partive? Përplasje mes KQZ dhe Financave

Data

Një debat institucional është hapur mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Ministrisë së Financave lidhur me mbulimin e qirave për partitë parlamentare që nuk disponojnë ambiente shtetërore.

Përmes një shkrese zyrtare të datës 12 shkurt 2024, KQZ ka kërkuar fond shtesë për kompensimin e qirave për vitet 2025 dhe 2026. Sipas përllogaritjeve të institucionit, për vitin 2025 nevojiten 9.6 milionë lekë për 8 parti parlamentare, ndërsa për vitin 2026 rreth 15.6 milionë lekë për 13 parti.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka refuzuar kërkesën për fond shtesë, duke argumentuar se partitë duhet të përdorin fondin publik vjetor që marrin nga buxheti i shtetit edhe për mbulimin e shpenzimeve të qirasë.

Sipas Financave, fondi i miratuar si ndihmë financiare për partitë përfshin edhe shpenzime operative, si qiratë e zyrave. Ndërkohë, për vitin 2026, KQZ ka shpërndarë një fond total prej 3.6 milionë eurosh për partitë politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related