Shqiptarë rezidentë në Belgjikë kanë denoncuar sot neglizhencën flagrante të zyrtarëve të ambasadës shqiptare për të kryer shërbimet bazë ndaj qytetarëve.
Denoncuesi i shqetësuar tregon sesi në asnjë nga rrugët zyrtare të komunikimit me ambasadën nuk ka gjetur përgjigje nga zyrtarët, e vetmja detyrë e të cilëve është të ndihmojnë bashkëkombasit që jetojnë atje me dokumentacionin dhe lidhjen me agjencitë qeveritare shqiptare.
Rezidentë në Bruksel shpjegojnë se për të bërë një aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti ata duhet të marrin ditën pushim nga puna dhe të humbasin të ardhura të vlefshme, por përsëri përballen me qorrsokakë të rrjeteve virtuale dhe asnjë kontakt me zyrtarët për të zgjidhur problemet e tyre.
Me denoncimin në media shqiptarët e diasporës kërkojnë që zyrtarët të ndërgjegjësohen per detyrat e tyre dhe jo të kontaktojnë me ta vetëm për regjistrime elektorale e politike.
