2026 FIFA World Cup në rrezik pas trazirave në Mexico

Data

Dhuna e shpërthyer në disa qytete të Meksikës pas operacionit policor që çoi në vrasjen e bosit të drogës Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes ka shkaktuar pasoja edhe në sport, duke ngritur pikëpyetje serioze për sigurinë para Kupës së Botës 2026.

Katër ndeshje të kampionatit meksikan u shtynë, përfshirë dy takime të ligës së parë:

  • Querétaro – Juárez (meshkuj)
  • Chivas – América (femra)

Po ashtu u anuluan edhe dy ndeshje të divizionit të dytë.

Në shtetin e Jalisco, ku u zhvillua operacioni, u raportuan të paktën 65 bllokime rrugësh, djegie autobusësh dhe përplasje me forcat e rendit. Bilanci paraprak flet për të paktën 26 viktima dhe dhjetëra arrestime.

Ndërkohë, Kombëtarja e Meksikës ka planifikuar një miqësore kundër Islandës në stadiumin Estadio Corregidora, por Federata Meksikane e Futbollit nuk ka marrë ende një vendim për zhvillimin apo shtyrjen e saj.

Situata ka shtuar shqetësimet për organizimin e Kupës së Botës, që do të mbahet këtë verë nga 11 qershori deri më 19 korrik, me Meksikën si bashkëorganizatore së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë. Burime mediatike raportojnë se FIFA po monitoron nga afër zhvillimet dhe nuk përjashtohet rishikimi i planit të ndeshjeve nëse situata e sigurisë përkeqësohet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related