GJKKO konfiskon 5 pasuri të Indrit Veizit dhe i liron nga sekuestro 4 të tjera

Data

Gjykata e Posaçme ka pranuar pjesërisht kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Indrit Veizit dhe familjarëve të tij.

 

Më konkretisht, ka vendosur t’i konfiskojë 5 pasuri, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga burime të paligjshme, teksa i ka liruar nga sekuestro 4 të tjera.

Indrit Veizit i janë konfiskuar një autobus i markës “Volvo”, një makinë e markës “Mercedes Benz S300”, një trailer dhe aksionet në dy kompani, teksa  i janë liruan nga sekuestro dy apartamente, një tokë arë dhe një automjet, nëpërmjet revokimit të masës.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas kërkesës së depozituar nga SPAK, se këto pasuri dhe asete vinin nga aktivitete kriminale të Indrit Veizit në fushën e krimit të organizuar, trafikut, korrupsionit dhe krimeve të tjera, me burime të paligjshme.

9 pasuritë ishin vendosur nën sekuestro nga SPAK që prej vitit 2023.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related