Disa persona mbetën të plagosur pasi një makinë garash humbi kontrollin dhe u përplas me spektatorët gjatë një eventi “demolition derby” në Tulsa, Oklahoma.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, automjeti theu kangjellat mbrojtëse dhe u fut në zonën ku ndodheshin qytetarët, duke i goditur ata. Fatmirësisht, makina nuk po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e incidentit, çka shmangu pasoja më të rënda.
Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe të plagosurit u transportuan në spital. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë gjatë aktivitetit.
Organizatorët e eventit nuk kanë dhënë ende një deklaratë të plotë mbi incidentin.
