Kreu i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje publike zv/kryeministres Belinda Balluku që të mos largohet nga Shqipëria, duke deklaruar se ajo do të përballet me drejtësinë.
Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi Ballukun për shkelje të ligjit dhe e lidhi çështjen me përgjegjësi politike të kryeministrit Edi Rama. Ai pretendoi se shtyrja e shqyrtimit të çështjes për disa muaj i ka dhënë kohë, sipas tij, për të ndërhyrë në dokumente dhe dëshmitarë.
“Mos tento të dalësh nga Shqipëria. Edhe nëse shkon prapa diellit, do të të gjejmë dhe do të të sjellim në vend”, u shpreh Berisha.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur në Kuvend po shqyrtohet kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut, ndërsa hetimet ndaj saj vijojnë.
