Klodiana Lala ka qenë e ftuar në një emision televiziv ku ka shpjeguar dosjen e SPAK për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin Jamarbër Malltezi.
Lala renditi të gjitha momentet kyçe të cilat e kanë bërë SPAK të marrin të pandehur Berishën. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij me vendime qeveria dhe duke i vënë shtetin në dispozicion dhe më pas ka përfituar prej dhëndrit dhe të bijës.
“SPAK e akuzon Berishën për korrupsion të kryer në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin. Thuhet se Berisha ka përfituar avantazhe të padrejta, jo vetëm nga Malltezi por edhe nga Homeplan. SPAK argumenton se zoti Berisha ka ruajtur profilin e një politikani që nuk është pasuruar, por e ka bërë përmes vajzës dhe dhëndrit këtë. Prokuroria konsideron si përfitim, disa pagesa.
Në vitin 2014 SPAK pretendon se përfitoi 24 mijë euro, 6 mijë për shërbime shëndetësore të bashkëshortes, këto para janë deklaruar nga ai dhe janë dhënë nga Jamarbër Mallteiz. 18 mijë euro hua e deklaruar nga Shkëlzen Berisha nga Jamarbër Malltezi. Në vitin 2017 Berisha akuzohet se ka pëfituar mbi 27 mijë euro, paguar nga vajza. Në vitin 2021, 19 mijë euro shpenzime për konsulencë në Francë, kur ishte sanksionuar non-grata dhe vendosi të padiste Anthony Blinken. Argita Malltezi ka paguar shpenzimet. Njëra shumë, rreth 19 mijë euro. Ndërkohë shuma tjetër, studio ligjore në Mbretërinë e Bashkuar, ku Argita Malltezi ka paguar 213 mijë euro. Pra në total të gjitha pagesat, 450 – 500 mijë euro.
SPAK thotë se zoti Berisha bëri ndryshime ligjore që të favorizohej Malltezi në privatizimin e Partizanit, pastaj vendosi shtetin në dispozicion të dhëndrit, që të bëhej privatizimi, aty janë ndërtuar pallate dhe janë përfituar shumë të mëdha parash. Lejet për pallatet janë dhënë nga tre kryetarë të Bashkisë, Rama, Basha dhe Veliaj, ndër vite. Të gjithë personat, sipas SPAK, që janë përfshirë, sidomos ata të KRT, kanë përfituar favore apo rryshfete nga personat e përfshirë.
Përmendet si argument kryesor, lidhja dhe marrëdhënies mes Argita Malltezit, dhëndrit dhe Damir Fazliç. Në momentin kur ka dalë VKM, për ndërtimin e Porto Romano dhe Flutura Kola, kolegia e Malltezit, kanë blerë sipërfaqje toke dhe ia kanë shitur Damir Fazliç, ose kompanisë së tij. SPAK thotë se kur Berisha bëntë një VKM, të parët që merrin punë ishin dhëndri i tij dhe e bija.
Një tjetër argument, shitja e një apartamenti nga Malltezët, shtetasit Safet Gjici. Iu shit Gjicit, por SPAK thotë se Argita Malltezi deklaronte të ardhura afro 4 vite nga qiraja e këtij apartamenti edhe pse ishte shitur. Së dyti çmimi i apartamenteve është deklaruar më i ulët se shitja reale.
