Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta e paralajmëruar për 28 shkurtin do të jetë, sipas tij, më e fuqishmja që ka njohur ndonjëherë vendi.
Në një prononcim për mediat, ai e cilësoi atë si një revoltë dhe kryengritje, duke theksuar se nuk do të jetë e njëjtë me protestat e mëparshme. Berisha shtoi se lëvizja do të hyjë në një fazë të re, me diversifikim të aksioneve dhe veprimtarisë.
Ai nuk dha detaje konkrete mbi organizimin, por u shpreh se publiku do të informohet në përputhje me vendimet që do të merren nga drejtuesit e opozitës.
“E shtuna do të jetë dita e triumfit të opozitës dhe e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.
