Pritet mbledhja për imunitetin e Belinda Ballukut

Data

Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, çka do t’i hapte rrugë procedurave për arrestimin e saj.

Në Kuvend kanë mbërritur prokurorët e SPAK, mes tyre kreu i institucionit Klodian Braho, si edhe prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të cilët pritet të paraqesin argumentet përpara anëtarëve të Këshillit.

Mbledhja zhvillohet pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila kishte shkarkuar Ballukun nga funksionet publike.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga Niko Peleshi, do të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK dhe cili do të jetë vendimi përfundimtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related