Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh me Iranin të premten në Gjenevë, me kusht që brenda 48 orëve të ardhshme të marrin një propozim të detajuar nga Teherani për një marrëveshje bërthamore.
Lajmi është raportuar nga Axios, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan, ndërsa Reuters thekson se raporti nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Këto zhvillime vijnë në një moment kur tensionet rreth programit bërthamor iranian mbeten të larta. Uashingtoni ka theksuar vazhdimisht se synon një zgjidhje diplomatike, me qëllim shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm në rajon.
Një përgjigje pozitive nga Irani brenda afatit të përcaktuar do të hapte rrugën për rikthimin në tryezën e negociatave, në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re mbi aktivitetet bërthamore.
