Rrëshqitja e tokës në Përrenjas–Librazhd, rrezikohet shtylla 110 kV

Data

Një situatë shqetësuese është krijuar në aksin Përrenjas–Librazhd pas zhvendosjes dhe fundosjes së bazamentit të shtyllës së tensionit të lartë 110 kV, nr. 15, që lidh HEC Egnatia me nënstacionin e Librazhd.

Problematika është konstatuar pas lëvizjeve të tokës në zonë, duke ngritur alarmin për sigurinë e linjës së transmetimit të energjisë.

Specialistët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ndodhen në terren dhe po kryejnë monitorim të vazhdueshëm, ndërsa gjeologë të specializuar po analizojnë stabilitetin e terrenit dhe rrezikun e përkeqësimit të situatës.

Masa emergjente

Sipas burimeve nga terreni, po shqyrtohet një zgjidhje emergjente që përfshin:

  • Përforcimin e bazamentit të shtyllës
  • Stabilizimin e strukturës metalike me kabuj çeliku
  • Masa parandaluese për shmangien e shembjes

Autoritetet theksojnë se linja është aktualisht nën kontroll teknik dhe çdo ndërhyrje do të kryhet me prioritet maksimal për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm me energji për zonën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related