Hetime për Nokën dhe Mziun pas incidentit në protestë

Data

Policia ka nisur procedim penal ndaj deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, pas një incidenti të ndodhur gjatë protestës së 20 shkurtit të organizuar nga Partia Demokratike.

Sipas njoftimit zyrtar, procedimi është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga Krenar Metaj dhe Totem Toraj, të cilët pretendojnë se janë shtyrë dhe goditur gjatë tubimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetimet pritet të zbardhin rrethanat e plota të incidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related