Shqipëria drejt Europës, juglindja me këmbë drejt Tiranës

Data

Ndërsa vendi synon integrimin europian dhe përmbushjen e standardeve të BE-së, juglindja e Shqipërisë është përballur me izolim të plotë pas bllokimit të aksit Librazhd–Qafë Thanë.

Rrëshqitja masive e dheut ka ndërprerë qarkullimin, duke e bërë të pamundur kalimin për automjetet private, mjetet e tonazhit të rëndë, por edhe për autoambulancat dhe zjarrfikëset. Dhjetëra fshatra përreth janë izoluar, ndërsa lëvizja drejt shërbimeve bazë është vështirësuar ndjeshëm.

Banorët ecin në këmbë

Në mungesë të një zgjidhjeje të menjëhershme, shumë banorë janë detyruar të përshkojnë në këmbë rreth 2 kilometra në kushte të ftohta për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, ku i presin familjarët me automjete. Mes tyre ka pasur edhe fëmijë të vegjël dhe të moshuar.

Deri më tani, aksi mbetet i paralizuar dhe nuk ka një njoftim zyrtar mbi afatin e rihapjes së tij, ndërsa situata vijon të shkaktojë vështirësi të mëdha për komunitetin lokal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related