Një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në Maliq, ku kishte shkuar për të punuar në një hidrocentral pranë zonës së Lozhanit.
Sipas informacioneve paraprake, inxhinieri është ndjerë keq sapo ka mbërritur në vendin e punës dhe dyshohet se ka pësuar infarkt.
Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet janë njoftuar dhe trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit të Korçës për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
