Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari deklaroi në emisionin “360 Gradë” se akuzat e opozitës që kryeministri Edi Rama kontrollon SPAK-un nuk janë koherente.
Sipas tij, në rast se kjo do të ishte e vërtetë, kur SPAK-u godet pjesë të qeverisje së ministrave, ata do ta kritikonin.
Sipas Hajdarit, e vetmja rrugë shpëtimi është reforma e thellë.
“Këto akuzat që i bëhen kryeministrit të Shqipërisë për kontrollimin e SPAK-ut, nuk janë koherente. Sepse kur SPAK-u godet pjesë të qeverisjes së ministrave, këto nuk i kritikojnë. Problemi është që nëse SPAK do të kontrollohej nga politikanë të caktuar, përfshirë dhe kryeministrin, ne do kishim prenoncime më direkte të partnerëve ndërkombëtar që e kanë investuar SPAK-un në shërbim të publikut shqiptar. Në përpjekje, dmth që SPAK të mos marri sukses, veprime të cilat çojnë sinjale ka nga të gjitha palët.
