Protesta kombëtare e opozitës e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Sipas të dhënave zyrtare, janë shoqëruar gjithsej 52 persona, nga të cilët 17 janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.
Gjatë tubimit, një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt institucioneve, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën dhe për të rivendosur rendin.
Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në aktet e dhunës, ndërsa situata në kryeqytet është kthyer në normalitet.
