Edhe pse kryeministri Edi Rama mendoi se me disa lëvizje të vogla do të fshinte të shkuarën dhe do të gjente një derë të hapur drejt administratës së presidentit Donald Trump, duket se lojërat e tij janë zbuluar. Pas dështimit spektakolar në Mynih, ku u refuzua hapur nga zyrtarët e Trump, kreu i qeverisë shqiptare është përpjekur të shmangë takimet publike me Alex Soros, duke e kuptuar se lidhja e tij e fortë me manjatët e majtë të financimeve globale është një barrë e rëndë për të ardhmen e tij politike.
Por Aleksi i Sorosit duket nuk toleron shkëputjen nga rreshti. Kur “bufoni i Sorosit”, siç e quajnë kryeministrin Rama në administratën e Trump, po mundohej të distancohej, manjati e riktheu në linjë duke aktivizuar një tjetër hallkë të familjes Rama, bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Kjo e fundit ndërsa ishte e pranishme në një samiti në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me bashkëshorten e Aleks Soros, Huma Abedin. Ky takim, i zhvilluar në kuadër të eventit “Fuqia Pas Progresit”, u maskua si një ngjarje e rëndësishme për gratë lidere në ekonomi dhe politikë, por në fakt ishte një sinjal i qartë se Edi Rama mbetet në orbitën e Sorosit, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur lidhjet me të dhe me shprese se do të afrohet me presidentin Trump, i cili Xhorxh Sorosin e ka armik.
