Pas fjalimit të Berishës, tensione dhe hedhje molotovësh drejt Kryeministrisë

Data

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, në protestën para Kryeministrisë janë shënuar tensione.

Nga zona e protestuesve janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë për të mbajtur situatën nën kontroll.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, përfshirë efektivë të rendit dhe struktura të posaçme, të cilat po përpiqen të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Deri më tani nuk ka një bilanc zyrtar për persona të lënduar apo të shoqëruar, ndërsa tensionet vijojnë në zonën përreth Kryeministrisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related