Fjalim i zjarrtë në protestë: “Populli duhet të ngrihet për të rrëzuar qeverinë”

Data

Gjatë protestës së organizuar nga opozita para Kryeministrisë, një nga folësit në podium, Alessandro Xhufi, anëtar i Departamentit Brain Gain të Partisë Demokratike, mbajti një fjalim me tone të forta kundër qeverisë.

Ai iu drejtua turmës duke theksuar se liria fitohet dhe nuk dhurohet, ndërsa akuzoi mazhorancën për keqqeverisje dhe propagandë. Në fjalën e tij, Xhufi ngriti shqetësime për largimin e të rinjve nga vendi, mungesën e shpresës dhe, sipas tij, përqendrimin e pushtetit për një periudhë të gjatë.

Duke bërë krahasime historike dhe duke përmendur simbolikën e 20 Shkurtit, ai u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë përmes angazhimit qytetar dhe politik. Fjalimi u prit me duartrokitje dhe thirrje mbështetëse nga protestuesit e mbledhur në shesh.

Protesta vijon në qendër të Tiranës, mes fjalimeve të përfaqësuesve të opozitës dhe pjesëmarrjes së qindra qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related