Një ngjarje e rëndë dhune familjare është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës. Një burrë ka plagosur me thikë vajzën e tij, pas një konflikti brenda familjes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar. Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa e reja është transportuar për ndihmë mjekësore.
Rrethanat dhe motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e përgjegjësive.
