Kuvendi rrethohet me gardh para protestës së PD

Data

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, Policia e Shtetit ka filluar zbatimin e planit të masave për garantimin e sigurisë.

Siç tregojnë pamjet nga terreni, para godinës së Kuvendit të Shqipërisë është vendosur gardh metalik, si masë parandaluese për të shmangur tensionet e mundshme gjatë tubimit.

Vendosja e barrierave vjen pas episodeve të protestës së kaluar, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe hedhje molotovësh dhe mjete piroteknike para institucioneve qendrore.

Autoritetet kanë paralajmëruar prani të shtuar policore në zonat kryesore të Tiranës gjatë zhvillimit të protestës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related