14-vjeçarja e zhdukur në Gramsh rikthehet në shtëpi: Ika me dëshirë

Data

14-vjeçarja nga Gramshi, Amelja Mersiti, e raportuar e zhdukur që prej datës 12 shkurt, është rikthyer në banesën e saj.

E mitura ishte larguar nga shtëpia ku jetonte me gjyshen dhe për disa ditë nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Denoncimi për zhdukjen ishte bërë nga gjyshja, e cila kishte deklaruar se vajza ishte njohur me një 17-vjeçar, por nuk kishte dijeni për identitetin e tij.

Sipas policisë, vajza është kthyer vetë në banesë dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirë. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e largimit.

14-vjeçarja jetonte me gjyshen, pasi prindërit e saj janë të divorcuar dhe kanë krijuar familje të reja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related