Rama: Lirimi i hapësirave rreth shkollave, ndërhyrje e domosdoshme për sigurinë dhe rendin publik

Data

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike rreth institucioneve arsimore nga ndërtimet e paligjshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi se ndërhyrja është e domosdoshme për të garantuar sigurinë e nxënësve, qarkullim normal dhe një mjedis të denjë përreth shkollave.

Nisma, e nisur në korrik të vitit të kaluar në kuadër të programit “Rilindja Urbane 2.0”, synon të çlirojë hapësirat e zëna dhe të rikthejë funksionin publik të zonave pranë institucioneve arsimore, duke u konsideruar prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related