Mbreti Charles ka reaguar publikisht pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Andrew Mountbatten-Windsor, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë e pavarur dhe pa ndërhyrje.
Në një deklaratë zyrtare, monarku britanik u shpreh se e ka mësuar lajmin “me shqetësim të thellë”, ndërsa nënvizoi se çështja do të ndiqet përmes një procesi të plotë dhe të drejtë nga autoritetet kompetente.
“Ligji duhet të ndjekë rrugën e tij”, deklaroi Charles, duke shtuar se drejtësia do të ketë “mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë”.
Ai theksoi gjithashtu se, për shkak të procesit në vijim, nuk do të bëjë komente të mëtejshme mbi çështjen, ndërsa familja mbretërore do të vazhdojë angazhimet dhe detyrat zyrtare.
Reagimi i Mbretit Charles shihet si një përpjekje për të ruajtur distancën institucionale të monarkisë nga zhvillimet ligjore që përfshijnë anëtarë të familjes mbretërore.
